Aktualitet

Rrëfehet vajtori nga Lezha: Më ka ngelur peng që s'shkova tek Sokol Olldashi

Kolec Makaj nga fshati Tale i Lezhës, i cili tregon rrugëtimin në profesionin e vështirë, duke u shprehur se për herë të parë ka vajtuar vjehrrin e tij.

12 Qershor 2022, 18:46 Nga k.m.
Rrëfehet vajtori nga Lezha: Më ka ngelur peng që s'shkova
Kolec Makaj

Një nga profesionet shqiptare, që e ka zanafillën që në kohën e Lek Dukagjinit është ai i vajtorit. "AbcNews" ka zhvilluar një reportazh lidhur me jetën e 69-vjecarit, Kolec Makaj nga fshati Tale i Lezhës, i cili tregon rrugëtimin në profesionin e vështirë, duke u shprehur se për herë të parë ka vajtuar vjehrrin e tij. Në mënyrë spontane, prej dhimbjes thuri vargje dhe e vajtoi.

“Kam qenë gjimnazit ku erdhi një mision nga Rugova dhe ishin vajtimorë. U frymëzova, se dhe nga natyra jam I ndjeshëm. Se dija sa lodhje shpirtërore kishte. Për herë të parë kam vajtuar në zonën e Krujës në Fushë-Kuqe, vjehrrin, babën e gruas. Pas dy ditësh, vajtova një djalë që u dogj aksidentalisht në makinë dhe vazhdova.”

Ndërkohë që shton se i ka mbetur peng që nuk arriti të vajtojë demokratin Sokol Olldashi, kur ai u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti tragjik.

“Më ngeli merak, Sokol Olldashi që nuk shkova dot më kanë ftuan po me shumë vonesë. Kam vajtuar dhe shumë intelektualë në Tiranë. Njeriu të futet në dhe, pa u thënë dy fjalë duket sikur fut një kafshë.”

Më shumë në vështirësi është ndjerë kur i është dashur të vajtojë djem të rinj që i ka njohur që fëmijë, të cilët janë vrarë jashtë vendit. Të gjitha këngët e vajtit që ka krijuar ndër vite i ka shkruar. 

kolec makaj lezhe

Sondazh

Poll