Aktualitet

E vrau dhe e tërhoqi zvarrë! Misteri në Fier, kush e vrau rojen e serave. Në Polici mbahet "kolegu”

Roja e një prej lokaleve të zonës, që ndodhet buzë rrugës së vjetër Vajkan – Ardenicë, pranë serave ku punnte i ndjeri ende nuk është liruar.

12 Qershor 2022, 18:27 Nga k.m.
E vrau dhe e tërhoqi zvarrë! Misteri në Fier, kush e vrau rojen e
Petraq Gjika

FIER- Vazhdojnë hetimet për të zbuluar autorin dhe shkakun e vrasjes së 68-vjeçarit Petraq Gjika, nga Grecallia e Fierit, i cili punonte si roje në një serrë në Mbrostar të Fierit.

Dje, deri vonë, Policia e Fierit ka shoqëruar mjaft banorë të fshatrave Mbrostar dhe Vajkan, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen, por edhe kolegun e tij për të bërë një panoramë më të plotë tqë ngjarjes. Roja e një prej lokaleve të zonës, që ndodhet buzë rrugës së vjetër Vajkan – Ardenicë, pranë serave ku punnte i ndjeri ende nuk është liruar.

Ndërsa dyshohet se mbrëmjen e ngjarjes së djeshme, ka qenë me të ndjerin dhe dyshohet se mund të kenë konsumuar pije alkoolike së bashku.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, Petraq Gjika, në momentin që është vrarë po qëndronte në kabinën e tij nga ku ka dalë pasi ka vënë re lëvizje. Pikërisht në këtë moment autori e ka sulmuar menjëherë me thikë në zonën e barkut, ndërsa prerjet në duar tregojnë se ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë dhe ka humbur jetën nga plagët e marra. 

Pasi është siguruar se 67-vjeçari ka ndërruar jetë, autori e ka tërhequr zvarrë dhe e ka mbuluar me plasmas, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

vritet petraq gjika petraq gjika

Sondazh

Poll