Politike

“Përqafime”, Rama i prerë për shembjen e Teatrit: Si rikonstrukturohet godina me tallash

26 Korrik 2019, 13:23 Nga DOSJA
“Përqafime”, Rama i prerë për shembjen e Teatrit: Si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në faqen e tij në Facebook, lidhur me shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

Njëri prej ndjekësve i shkruan kryeministrit : “Rikonstruksion shumë i thjeshtë”.

Ndërsa Rama i përgjigjet: “Fagu Karafili si rikonstruktohet nje godine e bere me tallash dhe e cila qekur u ndertua, u ndertua nga ushtria italiane si kompleks i perkohshem per argetim pas pune! Dhe pse u dashka  rikonstruktuar? Per cilat vlera arkitektonike apo hapesira te pershtatshme per teater? Po keshtu eshte kur flet njeriu per dicka qe s’e di dhe s’e kupton, ne vend se te flase per ato qe di dhe kupton! Perqafime”, shkruan Rama.

 

 

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar edi rama ngujimi te teatri shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll