Politike

“Krenari për Durrësi”, Meta vlerëson ish-futbollistët e shquar: Dy Ballgjinë për Shqipërinë

26 Korrik 2019, 15:19 Nga DOSJA
“Krenari për Durrësi”, Meta vlerëson

DURRËS- Presidenti i vendit Ilir Meta vlerësoi sot gjatë një ceremonie solemne të zhvilluar në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës ish-futbollistët e shquar durrsakë gjatë viteve 1970-80-të të “Lokomotivës”, “Dinamos” “Partizanit”, “Vllaznisë” dhe të Ekipit Kombëtar shqiptar, dy vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

Meta u dorëzoi dy vëllezërve Ballgjini titujt e lartë me motivacionin “Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportististëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj”.

 

 

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Për kontributet e tyre të çmuara dhe rezultatet e shkëlqyera, të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shpalosur vlera të larta të sportistëve model e duke u shndërruar në shembuj frymëzimi për brezat e rinj, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh”, dy futbollistë të spikatur, vëllezërit Shyqyri dhe Haxhi Ballgjini. Dy Ballgjinë për Shqipërinë, të cilët i kanë dhënë gjithçka futbollit tonë kombëtar, krenari për Durrësin, Dinamon, Partizanin dhe Kombëtaren tonë, model në fushën e blertë dhe jashtë saj.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike haxhi ballgjini ilir meta meta dekoron ish-futbollistet shyqyri ballgjini haxhi ballgjini ilir meta meta dekoron ish-futbollistet shyqyri ballgjini

Sondazh

Poll