Politike

‘Teatri’/ Reagon për herë të parë Rudina Hajdari: Dhanë 100 mijë euro për Notre Dame, 0 lekë për kulturën tonë

26 Korrik 2019, 15:36 Nga DOSJA
‘Teatri’/ Reagon për herë të parë Rudina

TIRANË- Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka reguar për herë të parë për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Hajdari e ka konsideruar çështjen e Teatrit si një çështje sociale, nga e cila sipas saj u zbulua skema korruptive e ligjit Fusha që nxorri zbuluar qeverinë e majme me PPP.

Turpi qëndron se Qeveria kishte 100 mijë euro për t’ia dhuruar Katedrales Notre-Dame, ndërkohë nga ana tjetër ka dhënë 0 lekë për të prezervuar teatrin tonë. Taksapaguesit duhet të jenë krenarë që kemi një qeveri kaq të dhimbsur për kulturën e të tjerëve, por jo për tonën,”-shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:

Çështja e Teatrit është një çështje sociale. Nuk më takon mua të komentoj sepse zëri i artistëve flet 1000 herë më shumë se sa i imi. Gjithsesi skema korruptive e ligjit Fusha e nxorri zbuluar qeverinë e majme me PPP. Turpi qëndron se Qeveria kishte 100 mijë euro për t’ia dhuruar Katedrales Notre-Dame, ndërkohë nga ana tjetër ka dhënë 0 lekë për të prezervuar teatrin tonë. Taksapaguesit duhet të jenë krenarë që kemi një qeveri kaq të dhimbsur për kulturën e të tjerëve, por jo për tonën.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ngujimi te teatri kombëtar rudina hajdari shembja e teatrit kombëtar tirane ngujimi te teatri kombëtar rudina hajdari shembja e teatrit kombëtar tirane

Sondazh

Poll