Sport

Formula 1: Verstappen fitues i GP të Azerbajxhanit, e para në Baku dhe e 5-ta gjatë sezonit

Pilotët e Red Bull dyfishuan fitoren në Baku, me Max Verstappen që fitoi përpara shokut të tij të skuadrës Sergio Perez. Pierre Gasly renditet i 5-ti. Të dy makinat e Ferrarit u tërhoqën herët nga gara.

12 Qershor 2022, 15:15 Nga DOSJA
Formula 1: Verstappen fitues i GP të Azerbajxhanit, e para në Baku dhe
Fituesi Max Verstappen

AZERBAJXHAN - Me daljen jashtë nga gara të makinave Ferrarit (motor për Leclerc dhe probleme hidraulike për Sainz), bëri që Red Bulls të përfitonin nga kjo garë në Baku. 

Kampioni i botës në fuqi, piloti holandez Max Verstappen, rezultoi një fitues i qetë përpara shokut të tij të skuadrës Sergio Perez dhe tani ka një epërsi prej 34 pikësh ndaj Leclerc, që ka zbritur në vendin e 3-të në renditje për pilotë. Meksikani është tani nënkampioni pas holandezit, 17 pikë prapa kampionit (falë xhiros më të shpejtë).

Gjithashtu edhe dy Mercedes, me George Russell dhe Lewis Hamilton, përfituan dhe përfunduan në vendin e 3-të dhe të 4-të, përpara Pierre Gasly, i cili arriti performancën e tij më të mirë të sezonit. Pierre Gasly përfundon i pesti me Alpha Tauri përpara Sebastian Vettel, Fernando Alonso dhe dy McLarens të Daniel Ricciardo dhe Lando Norris. Pikë fitoi edhe Esteban Ocon (10).

Në xhiron e nëntë Sainz largohet nga pista për shkak të një problemi teknik hidraulik. Në fund të xhiros së nëntëmbëdhjetë, nga makina e Leclerc, del në tym dhe F1-75 në kthehet në skuderi! Makinat Ferrari dalin nga gara para gjysmës së Grand Prix të Azerbajxhanit, edhe pse ishin favorite para nisjes... 

Ja renditja e pilotëve pas garës së GP të Azerbajxhanit:

Formula 1: Verstappen fitues i GP të Azerbajxhanit, e para në Baku dhe

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll