Sport

Bayern Munich i kërkon një armëpushim Lewandowskit, arrihet pakti…

“Të gjithë duhet të qetësohemi”,- ka thënë për gazetën ‘Bild’, drejtori i skuadrës bavareze Hasan Salihamidzic

12 Qershor 2022, 15:50 Nga DOSJA
Bayern Munich i kërkon një armëpushim Lewandowskit, arrihet

GJERMANI - Robert Lewandowski ka vendosur të luajë në ‘Camp Nou’, pavarësisht se i ka mbetur edhe viti i kontratës në Mynih. Deklaratat e tij të fundit nuk kanë lënë vend për dyshime, pavarësisht refuzimit të Bayernit për t'i dhënë atij ndonjë lehtësi për t’u larguar.  Futbollisti i kombëtares polake dhe i klubit gjerman po udhëheqin një nga luftërat e tregut këtë verë, por synimi aktual i të dy palëve duket është ‘nënshkrimi’, të paktën tani për tani, një armëpushim.

"Ai ka një kontratë me ne deri në vitin 2023 dhe ne jemi shumë të lumtur që ai është ende këtu. Mendoj se tani e tutje gjërat do të qetësohen. Ne e dimë se çfarë kemi me të dhe ai e di se çfarë ka këtu. Ne kemi folur me menaxherët e tij dhe se të gjithë duhet të qetësohemi”- ka komentuar orët e fundit për ‘Bild’ Hasan Salihamidiç, drejtori sportiv i Bayern Munich. 

Ekzekutivi bavarez pranoi se ai kishte folur me Lewandowski dhe se, për momentin, ata kanë ‘nënshkruar’ një armëpushim. Të paktën, të deklaratave publike dhe të kryqëzuara, sepse qëndrimet janë ende qartësisht të kundërta. Kësaj qetësie i është bashkuar edhe Barcelona dhe për shembull dje, Joan Laporta refuzoi të vlerësonte situatën e negociatave për sulmuesin polak. “Nuk do të flasim për të sepse do të ishte mungesë respekti ndaj Bayernit”, pohoi presidenti ‘blaugrana’.

Pavarësisht armëpushimit të kërkuar nga Bayerni, Lewandowski ka vendosur të luajë sezonin e ardhshëm në ‘Camp Nou’. Ndonëse ka oferta të tjera, më të konsiderueshme nga pikëpamja ekonomike, vendosmëria e tij është të nënshkruajë me entin katalanas, i cili do të bëjë gjithçka për t'i mbyllur kontratën. Polaku është objektivi i madh i ekipit katalanas dhe të gjitha përpjekjet ekonomike janë të orientuara drejt nënshkrimit të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll