Sport

Dishepulli i Guardiolës, holandezi Erik ten Hag ka filluar revolucionin te ‘Djajtë e Kuq’

'Urdhërat' me email, egoja jashtë grupit, kuzhinier i ri, jeta private, zbardhet lista kush do të largohet nga skuadra, trajneri i ri i Manchester United ka hedhur që në fillim linjat kryesore të projektit të tij

12 Qershor 2022, 12:09 Nga DOSJA
Dishepulli i Guardiolës, holandezi Erik ten Hag ka filluar revolucionin te
 Erik Ten Hag, trajneri i ri i Manchester United

ANGLI - Shumë gjëra do të ndryshojnë në Manchester United sezonin e ardhshëm. Si fillim, trajneri Erik Ten Hag, i ardhur nga Ajax, e ka të qartë mënyrën e funksionimit te 'Djajtë e Kuq'. Dhe ai po e bën të qartë filozofinë dhe metodën e tij të punës që në fillim.

Si fillim, siç është publikuar nga ‘The Sun’, ai i ka dërguar një email stafit, në të cilin ka shpjeguar se cilat do të ishin linjat kryesore të projektit të tij. Gjëja e parë, eliminoni egon; skuadra është parësore, më e rëndësishmja. “Futbolli është një lojë ekipore dhe asnjë individ nuk është më i rëndësishëm se një tjetër”,- thuhej në email.

Dishepulli i Guardiolës, holandezi Erik ten Hag ka filluar revolucionin te

Ten Hag dëshiron futbollistët profesionistë brenda dhe jashtë fushës, pra lojtarë duhet të kujdesen për veten dhe nuk duhet të prishin atë që punojnë në stërvitje me jetën e tyre private. Në këtë kuptim, ai do të zbatojë 'stilin e Sir Alex Ferguson' kur ishte në stol në ‘Old Trafford’. “Fergie dinte absolutisht gjithçka për lojtarët e tij”,- tregon një burim i klubit për gazetën angleze. Dhe Ten Hag, ka paralajmëruar tashmë, do të jetë në dijeni edhe për jetën private të futbollistëve.

Guardiola është referenca e madhe e Ten Hag. Trajneri ka punuar përkrah Pep te Bayern Munich kur punonte me skuadrat e kategorive të ulëta të klubit gjerman. “Kam mësuar shumë prej tij. Filozofia e tij është e veçantë dhe këtë jam përpjekur ta zbatoj edhe te Ajax”,- tha ai pak kohë më parë në një intervistë për ‘Sport Bild’. Tani, pa dyshim, siç ka bërë tashmë te Ajax, ai do të përpiqet të imponojë atë stil loje dhe atë filozofi edhe te Manchester United.

Dishepulli i Guardiolës, holandezi Erik ten Hag ka filluar revolucionin te

Trajneri holandez, i cili kujdeset shumë për të gjitha detajet, do të bëjë një ndryshim edhe në kuzhinën e Manchester United. Sipas ‘The Sun’, një tjetër kërkesë e tij është ajo e një shefi të ri. Ten Hag i kushton shumë rëndësi ushqyerjes së futbollistëve dhe dëshiron të ‘kontrollojë’ ushqimin që ata konsumojnë.

Revolucioni i Manchester United, përveç ndryshimit të trajnerit, do të ketë të bëjë edhe me skuadrën. Do të ketë lajme të rëndësishme gjatë gjithë verës. Klubi tashmë ka njoftuar se gjashtë lojtarë të ekipit të parë nuk do të vazhdojnë: Cavani, Lee Grant, Lingard, Juan Mata, Nemanja Matic dhe Pogba. Përveç kësaj, pesë futbollistë nga Akademia do të duhet të bëjnë gati valixhet për t’u larguar.

Dishepulli i Guardiolës, holandezi Erik ten Hag ka filluar revolucionin te

Me gjithë këto ndryshime, përveçse do të imponojë autoritetin e tij dhe do ta bëjë veten të respektuar që në momentin e parë, Ten Hag do të përpiqet të ndryshojë dinamikën e Manchester United, i cili sezoni i sapo përfunduar nuk ka performuar në nivelin e tij. ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë kualifikuar në edicionin e ardhshëm të Champions League. Tani për tani, trajneri ka nisur të prezantojë hapat e parë të filozofisë së tij. Te Manchester United ka nisur ‘revolucioni’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll