Sport

Talenti rebel: “Mund të isha si Messi apo Cristiano, por nuk më pëlqente”…

“Kam shijuar jetën time, ndoshta kam pirë një gotë verë shtesë në darkë. Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica”

12 Qershor 2022, 10:41 Nga DOSJA
Talenti rebel: “Mund të isha si Messi apo Cristiano, por nuk më

HOLANDE - Wesley Sneijder, një ish-lojtar i kombëtares holandeze, tani 38 vjeç dhe i pensionuar pas futbollit, e ka kaluar karrierën e tij në ‘skaner’ dhe nuk e ka pasur problem të shprehet se mund të kishte arritur nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

“Mund të isha si Messi apo Ronaldo, por thjesht nuk më pëlqente”,- ka deklaruar ai në një intervistë për gazetarin italian Gianluca di Marzio, duke u justifikuar menjëherë: “Kam shijuar jetën time, ndoshta kam pirë një gotë verë shtesë në darkë. Leo dhe Cristiano janë të ndryshëm, kanë bërë shumë sakrifica. Dhe kjo më duket mirë.  Sidoqoftë, karriera ime ka qenë e pabesueshme.”

Sneijder luante me Ajax, para se të nënshkruante me Real Madrid në vitin 2007 për rreth 27 milionë euro. Me ‘los blancos’ ai bëri 52 ndeshje (11 gola), për t’u transferuar te Interi, ku do të bëhej kampion i Europës nën komandën e José Mourinhos. Ai kaloi edhe nëpër Galatasaray (Turqi), Nice (Francë) dhe e mbylli karrierën e tij në 2019 me Al Gharafa në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll