Sport

“Mendova të largohesha nga Bayern, por Ancelotti u largua i pari"...

Kujtojmë se Joshua Kimmich ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2025 dhe një vlerë tregu prej rreth 80 milionë euro.

12 Qershor 2022, 10:27 Nga DOSJA
“Mendova të largohesha nga Bayern, por Ancelotti u largua i

GJERMANI - Ai është një referencë e jetëgjatësisë dhe rregullsisë. Joshua Kimmich ka shtatë sezone te Bayern Munich, në të cilat ka fituar tituj të shumtë, gjithmonë me rregullsi të madhe.  Mesfushori mbrojtës 27-vjeçar ka rrëfyer sot, megjithatë, në një intervistë për ‘So Foot’, se ishte afër largimit nga klubi gjerman, kur skuadra bavareze drejtohej nga trajneri italian Carlo Ancelotti gjatë asaj periudhe.

“Të largohesh nga Gjermania? Do të ishte një sfidë interesante. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh. Por ndihem mirë te Bayerni, pavarësisht se padyshim që mendoj të zbuloj horizonte të reja në të ardhmen”,- tha ai.

Më pas, Kimmich duke iu referuar një episodi, në sezonin 2016/2017 vazhdoi: “Në atë kohë nuk po luaja, aq sa doja. Dhe kështu mendova të largohesha. Mirëpo trajneri Carlo Ancelotti u largua dhe unë u riktheva të jem lojtar i rregullt te Bayern. Ne fituam gjithçka dhe kjo ide nuk më erdhi kurrë në mendje.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll