Sport

Vettel befason në Baku, në rusisht kërkon ‘Miq’ dhe ‘Paqe’…

Kampioni gjerman në paddokun e Baku të shtunën. Ai tregon tre mesazhe politike njëherësh: një biçikletë me shenjën e ylberit, një shirit djersitjeje të Ukrainës në dore dhe një bluzë me një mbishkrim rus

12 Qershor 2022, 09:01 Nga DOSJA
Vettel befason në Baku, në rusisht kërkon ‘Miq’ dhe

AZERBAJXHAN - Piloti dhe kampioni Sebastian Vettel (34) në Formula 1 ka bërë një deklaratë të rëndësishme politike në paddokun në Baku të Azerbajxhanit. 

Të shtunën, ai doli mbi një biçikletë i veshur me një bluzë të printuar me shkronja cirilike. Mesazhi shkruante në rusisht: "Miq", ndërsa më poshtë mund të shihje dy duar të shtrënguara. Më poshtë, përsëri e shkruar në rusisht fjala "Paqe" dhe përkthimi në anglisht më poshtë me shkronja të vogla. 

Sipas informacioneve të ‘BILD’, Vettel dëshiron të tregojë, se populli rus nuk është armik, por mik. Dhe se nxitësi i luftës në Ukrainë është presidenti Putin, jo populli i tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll