Sport

Arrihet marrëveshja! Zidane në krye të PSG-së, por me një kusht…

Ish-trajneri i Real Madridit do të nënshkruajë një kontratë për tre sezonet e ardhshme me mundësinë, për të mos u penguar në rast të një ftese nga federata franceze

12 Qershor 2022, 07:54 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja! Zidane në krye të PSG-së, por me

FRANCE - Tashmë ka një marrëveshje parimore mes Paris Saint Germain dhe Zinedine Zidane, që trajneri francez të marrë drejtimin e klubit parizian. Marrëveshja që është mbyllur në udhëtimin që ish-trajneri i Real Madridit ka bërë në Katar, për t'u takuar sërish me emirin dhe pronarin e klubit, Tamim bin Hamad Al Thani.

Kjo marrëveshje do të thotë se Zidane do të nënshkruajë për PSG-në për tre sezonet e ardhshme, të njëjtën kohëzgjatje që kishte në kontratën e fundit me Real Madridin, megjithëse nuk e përfundoi sezonin e fundit të kontratës, 2022-2023.

Kjo marrëveshje i mundëson Zidanes të harmonizojë pozicionin e trajnerit në klubin parizien me atë në kombëtaren franceze, në rast se do të merrte thirrjen nga Federata Franceze pas Botërorit në Katar për të zëvendësuar trajnerin aktual Didier Deschamps. Për më tepër, qeveria e Katarit po punon edhe për një ofertë sponsorizimi për ekipin francez.

Një marrëveshje kjo mes Zidane dhe PSG që, duke përjashtuar një pengesë në minutën e fundit, do të nënshkruhet në fund të qershorit, kur PSG planifikon ta shpallë atë. Në aspektin ekonomik, Zidane do të fitonte rreth 25 milionë euro neto në sezon.

Siç raporton ‘Mundo Deportivo’, javët e fundit takimet mes palëve janë intensifikuar. E para u zhvillua në Paris, duke përfituar nga prania e ish-trajnerit të Real Madridit në finalen e fundit të Champions League. Takimi i dytë u zhvillua të martën e kësaj jave edhe në Katar. Zidane tashmë është kthyer në Ibiza ku do të vazhdojë të kalojë disa ditë pushime me pjesën tjetër të familjes. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll