Politike

Letra e Metës/ Spiropali: Baba Xhikja i kërkon OSBE–së të bëhet arbitër mes palëve

26 Korrik 2019, 12:43 Nga DOSJA
Letra e Metës/ Spiropali: Baba Xhikja i kërkon OSBE–së

TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për letrën e Metës, dërguar OSBE-së.

Përmes një postimi në Twitter, Spiropali shprehet se Presidenti Meta me vendimin për ti kërkuar OSBE-së të ndërmjetësojë krizën në Shqipëri, pranoi se nuk është më mbi palët, por udhëheqësi i vetëm njërës palë.

“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, shkruan Elisa Spiropali.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar sot letër OSBE-së për krizën politike. Ai iu ka bërë thirrje palëve politike që të dialogojnë. Presidenti: Rama duhet të të heqë dorë nga shantazhet, 13 tetori detyrim ligjor. Meta thekson se opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar të gjitha këto marrëzitë që kanë ndodhur.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elisa spiropali kriza politike meta leter osbe-se meta thirrje palëve elisa spiropali kriza politike meta leter osbe-se meta thirrje palëve

Sondazh

Poll