Politike

Letër për OSBE-në, Meta: Rama hiq dorë nga shantazhet, 13 tetori s’zgjidh gjithçka por s’kemi kohë

26 Korrik 2019, 11:38 Nga DOSJA
Letër për OSBE-në, Meta: Rama hiq dorë nga shantazhet, 13

DURRËS-Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Miroslav Lajčák dhe Presidentit të Asamblesë së OSBE-së që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës.

Për këtë situatë presidenti Ilir Meta ka deklaruar nga Durrësit se 13 tetori nuk zgjidh gjithçka. Ai iu ka bërë sërish thirrje palëve politike që të dialogojnë sa më shpejt pasi nuk ka më kohë.

“Jam shprehur qartë por edhe nëpërmjet padisë për teatrin. Ajo që na shqetëson më shumë është ky teatër absurd. Ju bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi, të marrin masa për zgjedhjet e 13 tetorit. Shqiptarët kanë nevojë të kenë qetësi. Të kenë një qeverisje vendore të qetë. 13 tetori nuk zgjidh gjithçka por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues, i pashmangshëm. Rama duhet të të heqë dorë nga shantazhet dhe është padyshim është përgjegjësi për të marrë pjesë në zgjedhje.”, u shpreh Meta.

Presidenti theksoi më tej se edhe opozita e ka pasur mundësinë që të parandalonte marrëzitë e pushtetit.

“Sot kemi një parlament që nuk jep llogari ndaj askujt. Kemi një situatë kaotike, kjo është përgjegjësi e palëve politike. Edhe opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të parandaluar të gjitha këto marrëzitë që kanë ndodhur. Shqipëria nuk mund të eci në dy rrugë paralele që nuk takohen. Ne duhet të ecim në rrugën përbashkët që është ajo e anëtarësimit në BE”, tha ai më tej.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike meta thirrje palëve presidenti ilir meta kriza politike meta thirrje palëve presidenti ilir meta

Sondazh

Poll