Aktualitet

Sot ndodhi plagosja! Policia 'blindon' Kishën e Laçit, masat që merren për pelegrinazhin

Gjithashtu janë përcaktuar një sërë kufizimesh të rrugëve për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve.

11 Qershor 2022, 21:00 Nga F.M
Sot ndodhi plagosja! Policia 'blindon' Kishën e Laçit,
Kisha e Laçit

LEZHË- Policia e Lezhës ka publikuar masat që do të ndërmerren gjatë pelegrinazhit në kishën e “Shna Ndout” Laç gjatë periudhës 12-13 qershor. Duke qenë se sot ndodhi një plagosje në vendin e shenjtë, plani i masave konsiston në garantimin e rendit e sigurisë, në parandalimin e konflikteve apo ngjarjeve të tjera kriminale, menaxhimin e trafikut të rënduar dhe parandalimin e aksidenteve, me qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin sa më normal të aktivitetit fetar në këto 2 ditë. Gjithashtu janë përcaktuar një sërë kufizimesh të rrugëve për lëvizjen dhe parkimin e automjeteve.

Njoftimi i policisë:

Konkretisht:
– Nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve, të cilat janë :
▶️ Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”
▶️Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë.

▶️Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave” do të jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
▶️Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
▶️Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.

Po në vijim të këtyre masave të marra, Drejtori Vendor i Policisë Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, ka marrë pjesë në një takim të zhvilluar me Kryetaren e Bashkisë Kurbin Zj. Majlinda Cara si dhe të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore, ku në fokus të diskutimeve, kanë qenë bashkëpunimi për të reaguar dhe menaxhuar për çdo problem dhe situatë që mund të shkaktohet. Gjithashtu, Drejtor Bushati, ka zhvilluar një takim edhe te Kisha e “Shna Ndout” në Laç me Pater Prelen, ku është biseduar mbajtja e kontaktit të vazhdueshëm dhe koordinimit në kohë për mbarëvajtjen e pelegrinazhit, deri në përfundim të tij.

Kisha e Laçit është vendi ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta. Pelegrinazhi nis më 27 mars dhe kumon më 13 qershor. Ky pelegrinazh bën bashkë shqiptarët që pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin që bën "mrekulli".

kisha e lacit

Sondazh

Poll