Politike

U betua para Këshillit, kreu i Bashkisë së Devollit: E dija që do e bllokonin zyrën, të hënën shkoj në punë

26 Korrik 2019, 11:33 Nga DOSJA
U betua para Këshillit, kreu i Bashkisë së Devollit: E dija

DEVOLL- Kryetari i ri i bashkisë së Devollit Eduard Duro pas betimit para këshillit ka folur për herë të parë. Në një deklaratë ai tha se  të gjithë skenarin për bllokimin e Bashkisë e kishte marrë vesh nga kreu aktual i bashkisë Bledjon Nallbati.

Megjithatë, Duro u shpreh se ditën e hënë do të shkojë në zyrë dhe nëse Nallbati nuk e liron janë institucionet e tjera që marrin situatën në dorë.

E prisja pasi më thanë në telefon që nuk do e lironte zyrën. Zyrat jan të shtetit, të hënën hyj në bashki. Nuk besoj se do kemi përplasje. Nga e hëna, nisim normalisht punën. Kishte të ftuar militantë të LSI dhe PD para bashkisë”, tha Duro.

Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës. Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledjon nallbati eduard duro kreu i bashkise devoll bledjon nallbati eduard duro kreu i bashkise devoll

Sondazh

Poll