Aktualitet

Vrasja e Gjikës/ Fqinjët: Kishte probleme me të vëllanë, gabim që shteti e mban kryeplak

Një prej tyre deklaroi se se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik.

11 Qershor 2022, 11:15 Nga A.B
Vrasja e Gjikës/ Fqinjët: Kishte probleme me të
Fqinjet

FIER- Fqinjët e Petraq Gjikës, në fshatin Mbrostar të Fierit, kanë zbuluar se viktima dhe i vëllai, kryeplaku i fshatit kanë vite që nuk flasin me njëri-tjetrin. Një prej tyre deklaroi se se shteti bën gabim që e mban si kryeplak këtë person pasi është problematik, madje edhe atij i ka bërë presion.

Punonte natën roje, në fshat nuk ka pasur probleme përveç se me të vëllanë që është kryeplak. Kanë pasur probleme që kur janë martuar nuk flisnin. Bën gabim shteti që e mabn si kryeplak atë, ai është spiun një kriminel, edhe mua më ka bërë presion. Ça nuk ka bërë, 99-at i din vetë shteti për Vasilin.”- u shpreh fqinji.

Fshati Mbrostar Ura në Fier u trondit mëngjesin e sotëm, pas vrasjes së Petraq Gjikës. 67-vjeçari u gjet i vrarë në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në një serë të kultivimit të perimeve, ku i moshuari punonte prej disa kohësh.

vritet petraq gjika

Sondazh

Poll