Politike

Meta takohet me ish-deputetin britanik: E falenderova për përkrahjen që na ka dhënë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Grogan vizitoi Shqipërinë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Anglisë.  

10 Qershor 2022, 19:51 Nga I.A
Meta takohet me ish-deputetin britanik: E falenderova për përkrahjen
Ilir Meta dhe John Timothy Grogan

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar sot me ish-deputetin britanik, John Timothy Grogan. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Grogan vizitoi Shqipërinë në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Anglisë.  

Postimi i Plotë:

I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijëmësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe.

john timothy grogan ilir meta

Sondazh

Poll