Politike

Veliaj poston fotot nga rrënimi i Teatrit: A ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës ta mbajnë këtë vend peng akoma

26 Korrik 2019, 10:39 Nga DOSJA
Veliaj poston fotot nga rrënimi i Teatrit: A ja vlen që PD dhe

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish sot për Teatrin Kombëtar, duke publikaur disa foto që tregojnë rrënimin e tij.

Në një postim në Facebook, Veliaj shkruan se Basha po futet prej hallit në Teatër, pasi s’kishte shkelur aty kurrë më parë. Më tej ai shton se pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në karakatinë, e të mos lejohet ndërtimi i një të riu me cilësi.

 

Shumë mirëkuptim për Lulzim Bashën dhe Ujësjellësin Kamëz që prej hallit po futen në teatro, ku s’kanë shkelur kurrë më parë – kërcejnë nga belaja. ??️ Por pse duhet fëmijët e këtij vendi të rriten në këtë karakatinë ? e të mos kenë të njejtën cilësi teatri si shkolla “Kosova”, “Pazari i Ri”, apo Parku i Liqenit? Shihni vetë, e gjykoni nëse ja vlen që PD dhe seksioni i kulturës në parti duhet ta mbajnë këtë vend peng akoma!!!”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

 

 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim bashës marreveshja pd-aleance shembja e teatrit kombëtar erion veliaj lulzim bashës marreveshja pd-aleance shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll