Art&Argëtim

U dyshua për lidhjen me Shakirën, aktori i ‘Hollywood’ sqaron gjithçka

Kohët e fundit kanë qarkulluar disa thashetheme që kur Shakira dhe Gerard Pique vendosën të ndaheshin pas 12 vitesh së bashku.

10 Qershor 2022, 23:18 Nga k.m.

 

U dyshua për lidhjen me Shakirën, aktori i ‘Hollywood’
Chris Evans dhe Shakira

 

SHBA- Chris Evans ka sqaruar thashethemet lidhur me Shakirën. Kohët e fundit kanë qarkulluar disa thashetheme që kur Shakira dhe Gerard Pique vendosën të ndaheshin pas 12 vitesh së bashku. Që nga momenti i publikimit të lajmit, ndarja e tyre është një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale.

Në fakt, një nga historitë më të fundit që ka dalë është se këngëtari dhe aktori i njohur Chris Evans kanë ndjekur njëri-tjetrin në Instagram. Që nga ai moment, ka përdorues të mediave sociale që spekulojnë për një lidhje të mundshme mes dy të famshëmve.

I pyetur nga një gazetar rreth thashethemeve gjatë një eventi në Teatrin El Capitan në Hollyëood, ai u përgjigj: “Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh.”

Kur u pyet nëse do merrte pjesë në ndonjë nga videoklipet e saj, ai shtoi: O zot, do më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë.

Marrë nga marca.com

shakira chris evans

Sondazh

Poll