Politike

Zaganjori u ‘fundos’, postin ia rrëmben Dvorani, ‘sheiku’ që i dha pafajësinë Metës për ‘Bllokun’ në krye të

26 Korrik 2019, 10:09 Nga DOSJA
Zaganjori u ‘fundos’, postin ia rrëmben Dvorani,

TIRANË- Me shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, kompetencat e kryetarit i delegohen anëtarit të vetëm të kësaj gjykate, Ardian Dvorani. 

“Sheiku” që harroi të deklaronte 100 milionë lekë gjatë procesit të rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, bëhet kryetar i Gjykatës së Lartë, një institucion jo funksional pas shkarkimit të të gjithë anëtarëve të tjerë nga Vettingu.

 “Në parashtrimet e tij, subjekti pranon një pasaktësi të dukshme në formularin e deklarimit të pasurisë për Vetting, për shkak së nuk gjenden fizikisht katër faqe me deklarimin e likuiditeteve, dhe e shpjegon mungesën e deklarimit të të gjitha likuiditeteve të tij dhe personave të lidhur me të, për shkak të pakujdesisë dhe ngarkesës në momentin e mbledhjes së të dhënave për plotësimin e Deklaratës – Vetting, pa asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”, thuhet në vendimin e KPK më 5 shtator 2018, kur u dha vendimi për të.

Akuzat për lidhje politike me qeverinë

Partia Demokratike akuzon Dvoranin si të lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë Rama. PD akuzon Dvoranin se ka privatizuar 3 banesa në një konflikt interesi, si edhe ka qëndruar përtej afatit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse mandati i kishte skaduar.

Ardian Dvorani, gjyqtari që shpalli të pafajshëm Ilir Metën për video-përgjimin Meta-Prifti. Dvorani tha se Ilir Meta, nën akuzë për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, shpallet i pafajshëm për akuzën që i adresohet, atë të korrupsionit aktiv, si të paprovuar.  Ai tha vetë ka qenë pro pafajësisë së Metës, por të arsyetuar ndryshe.

Ardian Dvorani, njëherazi kryetar i KED

Përveç drejtimit të Gjykatës së Lartë, drejton edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, një nga institucionet e reja më të rëndësishme të Vettingut. Dvorani u shpreh disa ditë më parë se puna për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndalojë, edhe nëse presidenti nuk do të shprehet.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani gjykata e lartë xhezair zaganjori ardian dvorani gjykata e lartë xhezair zaganjori

Sondazh

Poll