Art&Argëtim

Mesazhi prekës i Adriano Celentanos: Shpresoj të jetoj edhe për pak

Adriano Celentano, vazhdon të bëjë muzikë, si dhe të ndajë hera-herës me publikun mesazhe të vyera.

10 Qershor 2022, 12:20 Nga DOSJA
Mesazhi prekës i Adriano Celentanos: Shpresoj të jetoj edhe për
Adriano Celentano

ITALI- Këngëtari italin Adriano Celentano edhe pse tashmë është 84-vjeç është pa diskutim një nga këngëtarët që ka shkruar historinë e muzikës italiane. Adriano Celentano, vazhdon të bëjë muzikë, si dhe të ndajë hera-herës me publikun mesazhe të vyera.

“Shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën përmbyllëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndier apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh. Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”-tha Adriano Celentano.

 

 

adriano celentano

Sondazh

Poll