Bota

144 vite nga Lidhja e Prizrenit, kryetarët e bashkive shqiptare bëhen bashkë në qytetin historik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se takimi i sotëm i kryetarëve te komunave shqiptare duhet të shërbejë për intensifikim të marrëdhënieve mes komunave shqiptare me qëllim të përmirësimit të mirëqenies se qytetarëve.

10 Qershor 2022, 14:51 Nga d.a
144 vite nga Lidhja e Prizrenit, kryetarët e bashkive shqiptare bëhen
Kryetaret e bashkive

KOSOVË- Sot në 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, e cila është një nga ngjarjet më të rëndësishme të krijimit të shtetit dhe të kombit shqiptar, Komuna e Prizrenit ka mirëpritur kryetarë të disa bashkive shqiptare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj tha se takimi i sotëm i kryetarëve te komunave shqiptare duhet të shërbejë për intensifikim të marrëdhënieve mes komunave shqiptare me qëllim të përmirësimit të mirëqenies se qytetarëve.

Pa Lidhjen e Prizrenit nuk do të kishim 28 nëntorin e vitit 1912, nuk do të kishim lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës e cila arriti kulminacionin historik me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa Lidhjen nuk do të kishim çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë së shkurtit të vitit 2008. Pa Lidhjen e Prizrenit rrjedha e historisë sonë kombëtare nuk do të ishte e njëjtë… Takimi i sotëm është hap i rëndësishëm drejt intensifikimit të marrëdhënieve në mes te shteteve tona, shkëmbimi i përvojave nga zonat ku jetojmë është mundësi e artë për të reflektuar për ndryshimet qe na plotësojnë e na bashkojnë e na pasqyrojnë historinë e veçantë. Ky takim sot të shërbejë në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit”, tha Totaj.

Pjesë e kësaj mbledhje ishin dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ai i Prishtinë Përparim Rama, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami si dhe ai i Preshevës Shqipërim Arifi.

Lidhja e Prizrenit, e mbajtur më 10 qershor 1878 nisi nga elitat shqiptare që ishin pjesë aktive e jetës politike dhe kulturore në Stamboll, që hartuan platformën e parë politike shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare vlerësuan drejt momentin historik për themelimin e kësaj organizate politike-ushtarake për t’i dal zot tërësisë së Shqipërisë përballë pretendimeve gllabëruese e shoviniste të shteteve fqinjë të mbështetura nga Fuqitë e Mëdha dhe njëkohësisht për të luftuar për jetësimin e së drejtës për të formuar shtetin shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane, që do të përmbushte një aspiratë të ligjshme historike të popullit shqiptar.

lidhja e prizrenit shaqir totaj

Sondazh

Poll