Art&Argëtim

VIDEO/ Vajza e ish-çiftit Jolie-Pitt mahnit fansat teksa kërcen

16-vjeçarja lëviz me mjeshtëri së bashku me dy vajza të tjera në një klasë kërcimi.

10 Qershor 2022, 10:12 Nga j.c
VIDEO/ Vajza e ish-çiftit Jolie-Pitt mahnit fansat teksa kërcen
Shiloh jolie Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Vajza e aktores Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie-Pitt së fundmi ka mahnitur të gjithë me lëvizjet e saj të kërcimit nën ritmin e këngën "About damn time" të këngëtares amerikane Lizo.

Sipas mediave të huaja, videoja e shpërndarë në fillim në Youtube dhe më pas u ripostua në Tik Tok. Videoja u bë menjëherë virale teksa 16-vjeçarja lëviz me mjeshtëri së bashku me dy vajza të tjera në një klasë kërcimi. Shiloh ishte e veshur me të zeza dhe atlete.

Shiloh njihet si e talentuar në aktrim, një dhunti të cilën e ka trashëguar nga prindërit e saj Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Një person i afërm i 16-vjeçares ka thënë se fokusi i saj nuk është aktrimi por  kërcimi.

Shiloh gjatë daljeve të fundit ka habitur të gjithë me stilin e saj vajzëror pasi më parë ajo ka dashur të ndryshonte gjininë e saj. Në daljet e familjes Jolie Pitt ajo është veshur si dy vëllezërit e saj ndërkohë që së fundmi është fotografuar me fustane megjithatë nuk dihet nëse Shiloh dëshiron përsëri të kthej gjininë e saj.

angelina jolie brad pitt shiloh jolie-pitt

Sondazh

Poll