Art&Argëtim

Ish-burri tentoi ta ndalonte, Britney Spears martohet me Sam Asghari

Spears u takua me trajnerin personal Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party.

10 Qershor 2022, 07:26 Nga A.B
Ish-burri tentoi ta ndalonte, Britney Spears martohet me Sam Asghari
Briteny Spears

SHBA- Britney Spears është martuar me të fejuarin Sam Asghari, shtatë muaj pasi u lirua nga kujdestaria që ajo tha se e kishte penguar të martohej. BBC raporton se çifti u martua në një ceremoni intime në Los Angeles.

Vitin e kaluar, ylli i popit, i tha gjykatës se kujdestaria ligjore 13-vjeçare do të thoshte se ajo "nuk ishte në gjendje të martohej dhe të kishte një fëmijë".

Marrëveshja përfundoi në nëntor e më vonë ajo mbeti shtatzënë, por njoftoi në maj se kishte pësuar një abort.
Pak para dasmës, ish-bashkëshorti i yllit u ndal jashtë shtëpisë së saj pasi u përpoq të prishte ngjarjen. Jason Alexander, i cili ishte i martuar me Spears për pak më pak se 55 orë në vitin 2004 , arriti të hynte në pronë mirëpo më pas u arrestua nga policia.

Spears u takua me trajnerin personal Asghari në vitin 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën Slumber Party.

britney spears martese shba

Sondazh

Poll