Politike

Tensione në Devoll, kryebashkiaku i PD: S’liroj zyrën, 30 qershori është shfuqizuar, unë do mbroj Kushtetutën (Foto)

26 Korrik 2019, 09:33 Nga DOSJA
Tensione në Devoll, kryebashkiaku i PD: S’liroj zyrën, 30

TIRANE– Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Devoll është pritur me tensione në bashkinë e Devollit. Kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga PD, Bledjon Nallbati, është shprehur për mediat se nuk do të lirojë zyrën, pasi sipas tij, 30 qershori nuk është i ligjshëm.

 

 

 “Ne po vijojmë punën. Nuk ka pasur zgjedhje. Populli i abandonoi. Ishin zgjedhje të PS. Bashkia po uzurpohet. Ne zbatojmë dekretin e Presidentit. 30 qershori është shfuqizuar. Do mbrojmë Kushtetutën. Nuk ka kryetar të ri, as këshill të ri. Kryetarët vijnë dhe ikin me zgjedhje. Nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojmë dhe procedojmë pranë prokurorisë”, deklaroi Nallbati.

Sot do të testohet për herë të parë qendrimi i prerë i Lulzim Bashës dhe aleatëve të opozitës së bashkuar për të mos liruar zyrat. Sot Kolegji Zgjedhor i jep zyrtarisht mandatin Eduart Duros, kandidatit të PS, ndërkohë që pritet aksioni i opozitës për të penguar nisjen nga puna.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia devoll bledjon nallbati lirimi i zyrave bashkia devoll bledjon nallbati lirimi i zyrave

Sondazh

Poll