Politike

Tensione në Devoll, PD s’lejon betimin e kryetarit të ri të Bashkisë, Duro hap derën me forcë (FOTOT)

26 Korrik 2019, 08:50 Nga DOSJA
Tensione në Devoll, PD s’lejon betimin e kryetarit të ri të

KORÇË– Sot u testua për herë të parë qendrimi i prerë i Lulzim Bashës dhe aleatëve të opozitës së bashkuar për të mos liruar zyrat.

Kryetari i ri nga radhët e PS-së, Eduart Duro ka hyrë në ambientet e Bashkisë duke hapur derën me forcë. Megjithatë ai nuk ka mundur të hyjë në zyrën e tij pasi edhe ajo ishte e mbyllur. 

Gjithçka filloi në orën 11:00, kur Kolegji Zgjedhor kishte planifikuar që të konstituonte Këshillin Bashkiak të Devollit, si edhe të bëhej betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Eduart Duros.

Por kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës.

Në mbështetje të socialistëve në Devoll kishin shkuar edhe përfaqësuesë nga qendra e PS, si Taulant Balla e Niko Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledjon nallbati eduart duro kolegji zgjedhor kryebashkiaket e pd lulzim basha mandatet e kryebashkiakeve bledjon nallbati eduart duro kolegji zgjedhor kryebashkiaket e pd lulzim basha mandatet e kryebashkiakeve

Sondazh

Poll