Art&Argëtim

‘Nuk dorëzohem kurrë’, Majk publikon këngë për jetën e tij personale

22 Shkurt 2019, 12:57 Nga DOSJA
‘Nuk dorëzohem kurrë’, Majk publikon këngë

Majk sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri  me titull “Nuk dorëzohem”. Këngëtari i famshëm ka bërë projekte shumë të suksesshme muzikore që e kanë bërë gjithmonë të jetë i preferuar nga publiku.

Kënga që ka zgjedhur këtë radhë meriton një vëmendje të veçantë sepse Majk ka shkruar në profilin e tij në Instagram që teksti ka të bëjë me jetën e tij personale.

“Kam kënaqësinë të ndaj me ju një këngë që ka të bëjë me jetën time, besoj edhe me jetën e shumë prej jush që shumë herët filluat të punoni e të besoni në ëndrrat tuaja. Jeta është sfidë, mos u dorëzo, përballu me të”, shkroi Majk në profiling e tij në ‘Instagram’.

“Jom kon ni djal i vogël me ambicie t’mdhaja”-është fjalia hyrëse e këngës e cila na tregon për një jetë plot me sfida e me vështirësi ku rruga drejt suksesit nuk është aq e lehtë. Mesa duket Majk nuk e paska pasur aq të lehtë ngritjen e tij në karrierë dhe pavarsisht gjithçkaje nuk është dorëzuar kurrë.

 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jeta personale këngë e re majk nuk dorëzohem jeta personale këngë e re majk nuk dorëzohem

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Shkurt 2019, 19:29

Arrestohet Fero, 5 muaj burg dhe 1200 euro gjobë

Feronit Shabani i njohur me emrin artistik Fero është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan me 5 muaj burgim dhe 1200 euro gjobë.Fero u akuz...