Bota

Erdogan sërish me mesazhe kërcënuese ndaj Greqisë: Mos përsërisni gabimet e një shekulli më parë

Paralajmërimi i Erdogan vjen në mes të një përshkallëzimi të ri të tensioneve midis aleatëve të NATO-s

10 Qershor 2022, 09:36 Nga d.d
Erdogan sërish me mesazhe kërcënuese ndaj Greqisë: Mos
Rexhep Tayip Erdogan

TURQI-Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, i ka dërguar një tjetër mesazh kërcënues Greqisë, këtë herë nga Izmiri, ku ndodhej në stërvitjen ushtarake “EFES 2022”.

“I bëjmë edhe njëherë thirrje Greqisë që të ndalojë pajisjen e ishujve që janë nën statusin civil dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk bëj shaka, këtë thirrje e kam shumë seriozisht. Ky popull është i vendosur nëse thotë diçka do ta bëjë. Greqia të jetë e matur përndryshe do të ketë rezultate për të cilat do të pendohet, siç ndodhi një shekull më parë”, tha Erdogan.

Sipas mediave greke, paralajmërimi i Erdogan vjen në mes të një përshkallëzimi të ri të tensioneve midis aleatëve të NATO-s që kanë një histori mosmarrëveshjesh mbi një sërë çështjesh si kërkimi i mineraleve në Mesdheun lindor dhe pretendimet rivale në detin Egje.

rexhep tayip erdogan greqi turqi

Sondazh

Poll