Bota

Zhduket helikopteri me 7 persona në bord në Itali

Nga zbulimet e fundit të sistemeve të radarëve ai ndodhej në zonën e Modenës, në komunën e Pievepelago, ku pasditen e djeshme u përqendruan kërkimet.

10 Qershor 2022, 09:03 Nga j.c
Zhduket helikopteri me 7 persona në bord në Itali
Foto ilustruese

ITALI-Një helikopter me shtatë persona në bord, është zhdukur në Apenine, në kufirin midis Emilia-s dhe Toscana-s. Ai u nis të enjten në orën 9:30 nga aeroporti Capannori Tassignano (Lucca) për në zonën e Trevisos. Nga zbulimet e fundit të sistemeve të radarëve ai ndodhej në zonën e Modenës, në komunën e Pievepelago, ku pasditen e djeshme u përqendruan kërkimet.

Të zhdukurit janë katër turq, dy libanez dhe piloti italian. Alarmi është dhënë nga prefektura e Modenës rreth orës 16:00 të enjten. Sipas mediave të huaja, janë ngritur dy helikopterë për gjetjen e personave të zhdukur, njëri nga Pavullo nel Frignano, me personel shpëtimi malor në bord, dhe tjetri i Forcave Ajrore të stacionuar në Cervia. Në punë janë edhe ekipet e zjarrfikësve dhe avionët. 

Dyshohet se helikopteri u zhduk pas një stuhie ere, shiu dhe breshëri që goditi zonën.

zhduket hilikopteri itali

Sondazh

Poll