Bota

Putin krahason veten me Pjetrin e Madh:Do marrim atë që është e jona

Lufta në Ukrainë është në muajn e tretë të kaosit që nga nisja

10 Qershor 2022, 08:56 Nga d.d
Putin krahason veten me Pjetrin e Madh:Do marrim atë që
Vladimir Putin

RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë homazhe carit Pjetri i Madh në 350-vjetorin e lindjes së tij, duke vendosur një paralele midis luftës me Ukrainën dhe "kërkimeve të Carit për toka ruse në Suedi". Putin i sheh dy historitë si binjake, shkruan The Guardian.

“Pjetri i Madh zhvilloi luftën e madhe veriore për 21 vjet. Duket se ai ishte në luftë me Suedinë, ai i ktheu atë që ishte Rusisë. Me sa dihet edhe ne na ra që të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Nisur nga fakti se këto vlera përbëjnë bazën e ekzistencës tonë, sigurisht që do të ketë sukses në zgjidhjen e detyrave tona.Me sa duket, na ra edhe neve të kthejmë atë që është e Rusisë dhe të forcojmë vendin. Dhe nëse nisemi nga fakti se këto vlera bazë përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat përballemi”, tha Putin.

Pjetri i Madh në vitin 1714 bëri Rusinë një komb modern me modernizimin e ushtrisë, krijimin e flotës detare dhe reformimin e Kishës Ortodokse.

Lufta në Ukrainë është në muajn e tretë që nga nisja, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të sulmohen nga rusët.

lufta ukraine-rusi vladimir putin ‘pjetri i madh’

Sondazh

Poll