Sport

LIGA E KOMBEVE/ Sarabia i jep fitoren e parë Spanjës, Portugalia vazhdon kryesimin

Spanja merr fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve falë rezultatit 1-0 në fushën e Zvicrës.

9 Qershor 2022, 23:31 Nga DOSJA

LIGA E KOMBEVE/ Sarabia i jep fitoren e parë Spanjës, Portugalia

EUROPË- Spanja merr fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve falë rezultatit 1-0 në fushën e Zvicrës. Ndeshjen e vendosi një gol i Sarabias, në minutën e 13', në fund të një ndeshjeje jo fort emocionuese.

Në të njëjtin grup 2 të Ligës A, Portugalia del e vetme në krye, fiton 2-0 ndaj Republikës Çeke me golat e João Cancelo dhe Gonçalo Guedes. Në Ligën B duhet theksuar fitorja e Serbisë me shifrat 1-0 ndaj Suedisë. Norvegjia nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Sllovenisë.

E.Ç (Dosja.al)

Sondazh

Poll