Sport

Kosova nderon figurën e Fadil Vokrrit, mund Irlandën e Veriut në Prishtinë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

Kosova rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja Dardane mundi Irlandën e Veriut me shifrat 3-2.

9 Qershor 2022, 23:26 Nga DOSJA

Kosova nderon figurën e Fadil Vokrrit, mund Irlandën e Veriut në

PRISHTINË- Kosova rikthehet te fitorja pas humbjes ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja Dardane mundi Irlandën e Veriut me shifrat 3-2. Një pjesë e parë fantastike për Kosovë. Vedat Muriqi shënoi të parin nga pika e penalltisë, teksa Zymer Bytyqi realizoi një gol fantastik, që i dha Kosovës avantazhin e dyfishtë.

Ishullorët shënuan në minutën e 44' me Lavery, ndërkohë Muriqi në minutën e 52' realizoi golin e tretë. Në fund festuan lojtarët dardanë, që e donin me çdo kusht këtë sukses në 4-vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, legjendës së futbollit dardan.

E.Ç (Dosja.al)

kosova

Sondazh

Poll