Bota

Shumë afër Shqipërisë/"Murtaja e derrave" shfaqet në Itali, zbulohen dy raste

Rreth pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave

10 Qershor 2022, 08:20 Nga d.d
Shumë afër Shqipërisë/"Murtaja e derrave" shfaqet
Derr i egër

ITALI-Sëmundja “murtaja e derrave”, është shfaqur në fqinjin tonë në Itali. Sipas mediave italiane, “murtaja e derrave”, një sëmundje që shkaktohet nga derrat e egër është shfaqur në një fermë të vogël në zonën e Lazios.

Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar dy raste dhe se keto kafshë do të vriten menjëherë nga shërbimet veterinare.

Rreth pesëdhjetë mijë derra të rritur në Lazio janë të rrezikuar nga sëmundja e njohur ndryshe si ethet afrikane të derrave, e cila shpesh është vdekjeprurëse për këto kafshë.

“Murtaja e derrave”  nuk është e transmetueshme te njerëzit dhe gjthashtu nuk ka problem me mishin në treg.

 

itali murtaja e derrave

Sondazh

Poll