Bota

Udhëtimi 2 ditor/ Scholz nis sot vizitën në Ballkan, ndalon edhe në Prishtinë

Fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në

10 Qershor 2022, 07:40 Nga A.B
Udhëtimi 2 ditor/ Scholz nis sot vizitën në Ballkan, ndalon edhe
Olaf Scholz

GJERMANI- Sot nis udhëtimi 2 ditor i Kancelarit Federal Olaf Scholz në Evropën Juglindore. Ai do të vizitojë kryeqytetin e Prishtinës, Beogradin (Serbi), Shkupin (Maqedonia Veriore) dhe Sofjen (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku.

Fokusi i bisedimeve do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann. Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, perspektiva e BE-së nuk është e rëndësishme vetëm për sigurinë në rajon, por për të gjithë BE-në. 

scholz ne ballkan olaf scholz

Sondazh

Poll