Bota

Tërmeti godet brigjet jugore të Qipros, ndjehet dhe në Izrael, Turqi, Siri dhe Liban

Tërmeti thuhet se është ndjerë edhe në Izraelin, Turqinë, Sirinë dhe Libanin.

10 Qershor 2022, 08:35 Nga DOSJA
Tërmeti godet brigjet jugore të Qipros, ndjehet dhe në Izrael,
Foto ilustruese

QIPRO- Një tërmet sot herët në mëngjes tronditi Qipron në brigjet e Larnaka. Lëkundjet u ndjenë nga njerëzit në të gjithë ishullin dhe rajonin.

Sipas mediave të huaja, në informacioni paraprak të siguruara nga burimet zyrtare qipriote thanë se aktiviteti sizmik nënujor që regjistroi magnitutën 4.9 Rihter u regjistrua të premten në orën 4:40 të mëngjesit. Gjeologia shtetërore Sylvana Pilidou tha se tërmeti u ndje në të gjithë ishullin, por më së shumti u ndje në Larnaka dhe Famagusta.

Nuk janë raportuar për dëme ndërkohë as zyrtarët nuk lëshuan asnjë paralajmërim për cunami. Tërmeti thuhet se është ndjerë edhe në Izrael, Turqi, Siri dhe Liban.

termet ne qipros sylvana pilidou

Sondazh

Poll