Politike

Berisha “non grata” nga DASH, Meta: E dija, i thashë doktorit. Ka gisht Basha

Ilir Meta tha se kishte pasur informacione dhe se e kishte paralajmëruar Sali Berishën, duke përdorur një gazetar si ndërmjetës.

9 Qershor 2022, 21:37 Nga k.m.

Berisha “non grata” nga DASH, Meta: E dija, i thashë doktorit.

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar se e ka ditur disa muaj para se Sali Berisha do të shpallej "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fjalën e tij, sot në emisionin “Open”, Meta tha se kishte pasur informacione dhe se e kishte paralajmëruar Sali Berishën, duke përdorur një gazetar si ndërmjetës. Ndërsa akuzoi dhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha, se kishte gisht në shpalljen ndaj Berishës, duke e akuzuar për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

"Unë e kam paralajmëruar Berishën se do të shpallej non grata dhe se pjesë e procesit ishte Lulzim Basha. Rama është kryesori, por Basha ishte më i rrezikshmi në kuptimin e besuesshmërisë. I kam të gjitha informacionet për këto çështje dhe nuk jam aspak i habitur. Nuk është çëashtje aq e rëndësishme sa bëhet. Nuk kam komunikuar direkt me Berishën, ia kam komunikuar të dhënat përmes një kolegut tuaj. Ia thashë Çim Pekës për çështje, po nuk ia pati thënë e di ai. Nuk është detyra ime t'ja them publikisht. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Tani më pyetët dhe tani e thashë. Mos e besoni këtë çështje, nuk kam asnjë kundërshti me Bashën. Kundërshtar kam qenë edhe para 25 prillit me të se të gjitha veprimet i ka bërë në kundërshtim me interesin e vendit dhe të presidentit,"-tha Ilir Meta. 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non-grata” më 19 maj nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë.

ilir meta sali berisha non grata

Sondazh

Poll