KUVEND/ Rama 'dakord' me Berishën: Bordi është komunist. Spaho përjashtohet
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në...
Në takimin e tyre Begaj është shprehur se duhen mbajtur parasysh mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë.
TIRANË-Presidenti i ri Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me paraardhësit e tij Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Flamur Topi.
Në takimin e tyre Begaj është shprehur se duhen mbajtur parasysh mësimet e vyera të atyre që kanë qenë më parë në Presidencë.
“Unë dëshiroj që kështu, së bashku, të kuvendojmë vëllazërisht për punët dhe sfidat e atdheut tonë. Koha kalon shpejt, askush nuk është i përjetshëm dhe asnjë detyrë shtetërore nuk është e pafundme. Por mësimet e vyera të atyre që kanë kaluar më parë nga rruga jonë duhen mbajtur parasysh sa më mirë dhe kur ke fatin që t’i kesh pranë ata, atëherë mund të gabosh më pak. Eshtë një nder i madh për mua që të kem këshilltarë të tillë.”-ka thënë Begaj.
Begaj i ka cilësuar të tre ishkrerët e shtetit si këshilltarë për të cilët ndjehet i nderuar që i ka pranë, në mënyrë që sipas tij të gabojë sa më pak kur të marrë zyrtarisht funksionet.
Nga ky takim, i vetmi që mbeti i përjashtuar është kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, presidenti i parë pas rënies së regjimit.
Bajram Begaj u zgjodh president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Ai është presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake. Begaj pritet që të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Presidentit Ilir Meta.
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rikonfirmuar për një mandat tjetër, Gentiana Sulën në...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca parlamentare ditën e sotme. Ven...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se e ka mbushur Kuvenin m...
Pamje nga takimi në Ambasadë TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka organizuar një takim me ish-ministrat e J...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të mos dalë kund&eu...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida T...
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj kërkon nga Qeveria që të shpallin Vatikanin si partner s...
Erion Brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe kërkoi nga qeveria që të rregullojë çmimin p&eum...
Dashnor Sula TIRANË- Depueti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka akuzuar kolegët e Opozitës se nuk flasin për çmimet e k...
Dashnori Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar çmimet e produkteve bazë. I pranishëm në Kuve...