Politike

DEBATI/ Berisha-Manastirliut e Ballës: E keni vendin tek Dumani

Balla tentoi t'i ndërpriste fjalën

9 Qershor 2022, 21:03 Nga F.M
DEBATI/ Berisha-Manastirliut e Ballës: E keni vendin tek Dumani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se ka zhvilluar tendera sekretë gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se Manastirliu e ka vendit në burg tek Nuredin Dumani, bashkëpunëtori i drejtësisë. Kryedemokrati gjithashtu u përplas edhe më Taulant Ballën pasi ky i fundit tentoi t’i ndërpriste fjalën.

Pjesë nga debatet:

Sali Berisha: Duhet të kishe shkuar tek Dumanët, atje ku e ke vendin. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Të lutem shumë. Mund të të kthehem mjaft mirë unë se fjalorin e kam. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë kur shoh ministre me çantë me zafire dhe diamante. Unë respektoj ministre që shërbejnë, përulem para tyre. Nuk mund të respektoj ministre që kapardisen si modele

Ndërhyn Taulant Balla

Sali Berisha: Duman, mos ma prit mua fjalën. Si thoni ju fermerët po eksportojnë, në Serbi është eksportuar plehra kimike që s’i blejnë dot fermerët shqiptarë.

 

sali berisha seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll