Politike

108 vota për përbërjen e 'Zgjedhores&Territoriales', Berisha vetëm me Bylykbashin

Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi.

9 Qershor 2022, 20:25 Nga F.M
108 vota për përbërjen e
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar përbërjen e dy Komisioneve Parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Vendimi është marrë në fund të seancës plenare të Kuvendit që u mbajt sot e zgjati për thuajse 10 orë. Dy bashkëkryetarët do të jenë Benet Beci dhe Dhurata Çupi, ndërsa veç tyre, grupi do të përbëhet nga 16 anëtarë, nga 8 si tek maxhoranca, ashtu edhe tek opozita. Duke përfshirë këtu PD dhe aleatët.

Por ajo që bie në sy është fakti që në listën e anëtarëve në të dy Komisionet duket se janë "spostuar" anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe mbështetësit e kryedemokratit Sali Berisha. I vetmi përfaqësues është Oerd Bylykbashi në Reformën Zgjedhore, madje dhe për këtë çështje Flamur Noka debatoi edhe me Gazment Bardhin. Në fjalën e tij, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Noka akuzoi grupin e Enkelejd Alibeajn se ishin të "kapur" nga maxhoranca. Megjithatë në fund të seancës dy Komisionet kaluan me 108 vota, përfshirë edhe ato të opozitës. 

Komisioni për Reformën Territoriale

PS

Benet Beci (bashkëkyetare)

Baftjar Zeqo (anëtar)

Lavdërim Krashi (anëtar)

Fadil Nasufi (anëtar)

Anila Denaj (anëtar)

Eduart Ndreca (anëtar)

Anduel Tahiraj (anëtar)

Ilir Pendavinji (anëtar)

Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)

Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)

Aurora Mara (anëtar zëvendësues)

Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

Dhurata Cupi (bashkëkryetare)

Zef Hila (anëtar)

Andia Ulliri (anëtar)

Xhelal Mziu (anëtar)

Orjola Pampuri (anëtar)

Saimir Korreshi (anetar)

Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)

Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)

 Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore 

PS

Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)

Blerina Gjylameti (anëtar)

Klotilda Bushka (anëtar)

Toni Gogu  (anëtar)

Ermonela Felaj (anëtar)

Arben Pëllumbi (anëtar)

Blendi Klosi (anëtar)

Klevis Xhoxhi (anëtar)

Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)

Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)

Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)

PD

Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)

Oerd Bylykbashi (anëtar)

Grida Duma (anëtar)

Dashnor Sula (anëtar)

Kreshnik Collaku (anëtar)

Lindita Metaliaj (anëtar)

Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)

Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)

Eralda Bano (anëtar zëvendësues)

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut. Për ngritjen e dy Komisioneve u votua me 10 shkurt, ku opozita vendosi që të jepte votat për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut, duke marrë si këmbim akordin për nisjen e punimeve plenare për dy çështjet e lartpërmendura. Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim. Të gjitha ndryshimet pritet që të implementohen në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në vitin që vjen.

seance plenare 9 qershor 2022 komisioni per reformen zgjedhore komisioni per reformen territoriale

Sondazh

Poll