Politike

Aleancë me Berishën pas 24 korrikut? Meta përgjigjet: Pse s'është si vera doktori?

Ilir Meta tha se do të jetë një zë i fortë opozitar, por preferoi që të mos jepte më shumë detaje për rikthimin e tij në politikë për të respektuar pozitën që mban aktualisht.

9 Qershor 2022, 21:34 Nga DOSJA
Aleancë me Berishën pas 24 korrikut? Meta përgjigjet: Pse
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta tha se misioni i tij është kthimi në arenën politike pas përfundimit të mandatit si kreu i shtetit më 24 korrik. Sot në “Open”, Meta tha se ndër arsyet se përse do të kthehet në politikë, është rikthimi i demokracisë dhe i llogaridhënies, duke komentuar edhe një koalicion dhe bashkëpunim të mundshëm me kryedemokratin Lulzim Basha. 

Në fjalën e tij, Meta tha se do të jetë një zë i fortë opozitar, por preferoi që të mos jepte më shumë detaje për rikthimin e tij në politikë për të respektuar pozitën që mban aktualisht. Ndërsa për Berishën, nuk dha asnjë koment, veçse përsëriti edhe njëherë se ishte si vera. 

“Ajo që nuk kam çfarë t’i fsheh publikut është që 25 prilli përcaktoi detyrën time, këtë detyrë mund ta kisha lënë që në 26, por jam betuar mbi Kushtetutë dhe pjesë e betimit është dhe afati, dhe kam bërë shumë mirë që i kam qëndruar, por misioni im është në arenën politike. Përse? Për të rikthyer demokracinë, sepse Parlamenti nuk mund të funksionojë kështu, për të rikthyer llogaridhënien sepse ka rënë, për t’i rikthyer llogaridhënien shqiptarëve, sepse bëhet çdo gjë që të bllokohet referendumi. Që të dëgjohen dhe të shprehen qytetarët përmes referendumit. Deri më 25 prill kam qenë i detyruar të jem shumë i zëshëm në të gjitha aspektet, pasi kishte zero opozitë në institucione, që nuk ndodh as në Afrikë. Pas 25 prillit kemi një situatë tjetër. Aleancë me doktorin? Kam thënë është si vera? Pse nuk është si vera ai? Si vera është! Kemi një krizë ende të opozitës, sepse është e qartë që një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk po ushtrojnë mandatin e opozitarizmit që i kanë besuar qytetarët shqiptarë. Kjo për arsye se një pjesë vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë, një pjesë janë indiferentë, por sidoqoftë kemi një opozitë në Parlament. Kemi një aksion opozitar dhe në këtë drejtim kuptohet që roli im si President ka qenë më i përmbajtur, por unë gjithmonë kam folur për të gjitha problemet e vendit, shpopullimit, korrupsionit, etj. Më 25 korrik hiqet kostumi i Presidentit dhe nis ky roli tjetër i Presidentit, sepse vendi ka nevojë për opozitarizëm,”- u shpreh Presidenti Meta.

 

Sondazh

Poll