Politike

VD- Yuri Kim fton ish-ministrat e Jashtëm në Ambasadë, s'mungon Basha, as sytë nuk 'takon' me Metën

Në takim ka shkuar edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili për asnjë moment nuk është takuar dhe asnjë moment nuk shkëmben as shikime me kreun e shtetit

9 Qershor 2022, 15:38 Nga k.m
VD- Yuri Kim fton ish-ministrat e Jashtëm në Ambasadë,
Pamje nga takimi në Ambasadë

TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka organizuar një takim me ish-ministrat e Jashtëm që kanë shërbyer në detyrë si kryediplomatë të vendit. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Ambasada Amerikane i pari në takim ka shkuar presidenti Ilir Meta, më pas kanë shkuar dhe të tjerët.

E po ashtu në takim ka shkuar edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, i cili për asnjë moment nuk është takuar dhe asnjë moment nuk shkëmben as shikime me kreun e shtetit, të cilin e ka akuzuar publikisht si pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Ku sipas Bashës bënte pjesë Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha. Por duket se ka lënë pas debatet edhe me anëtarin e Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu. Me këtë të fundit është parë duke shkëmbyer biseda dhe të qeshura.

"Si pjesë e kremtimit tonë të #100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. Yuri Kim pati nderin të ftonte të gjithë Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë që nga viti 1991 për një darkë speciale në Shtëpinë Ryerson,"-shkruan Ambasada Amerikane.

ambasada amerikane lulzim basha yuri kim ilir meta tritan shehu

Sondazh

Poll