Politike

Ura në Bunë/ Balla: Është strategjike, mos guxoni të dilni kundër

Balla tha se ura është strategjike e se i jep Shkodrës tre plazhe, duke e bërë të rëndësishme për Europën.

9 Qershor 2022, 14:17 Nga DOSJA
Ura në Bunë/ Balla: Është strategjike, mos guxoni të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkoi nga opozita që të mos dalë kundër projektit të urës në Bunë. Nga Kuvendit, Balla tha se ura është strategjike e se i jep Shkodrës tre plazhe, duke e bërë të rëndësishme për Europën.

'Çmimi është ekuacion mes ofertës dhe kërkesës. Nuk e dija që do të vinim në Kuvend, socialistët do të ofronin e demokratët do të kundërshtonin. Zoti ju ruajtë inatin me ne, ju rritë. Dëgjova një gafë tjetër, atë të urës mbi Bunë. Historia do ju gjykojë, ura është sa strategjike aq e rëndësishme për Shkodrën, i jep asaj tre plazhe, të Ulqinit, Velipojës e Shëngjinit. Nuk ka një në Europë që të konkurojë Shkodrës, 40 km, duhet t'i kesh mendtë në vendin e gabuar të thuash se po shkatërron Shkodrën. Si do u dilni Ulqinakëve përpara? Aty duhet ura, kanë kaluar shumë vite nuk e bën dot, mos guxoni të dilni kundër.'- u shpreh Balla.

seance plenare 9 qershor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll