Aktualitet

Policia thirrje qytetarëve: Fikni dritat, shkarkesat elektrike ju rrezikojnë jetën

Kjo pasi mund të ketë luhatje tensioni dhe shkarkesa elektrike e për pasojë qytetarëve mund tu rrezikohet jeta. 

9 Qershor 2022, 16:30 Nga F.M
Policia thirrje qytetarëve: Fikni dritat, shkarkesat elektrike ju
Policia e tiranës

TIRANË- Policia e Tiranës ka parajmëruar qytetarët që të ulin automatet në shtëpia dhe të fikin të gjitha dritat. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie. Kjo pasi mund të ketë luhatje tensioni dhe shkarkesa elektrike e për pasojë qytetarëve mund tu rrezikohet jeta. 

Njoftimi:

Me kërkesë të Policisë (salla operative), për shkak të daljes së lumit Lana nga shtrati, OSSH stakoi 3 fidera të NS Selitë, si masë sigurie.

Këto linja furnizojnë  pjesërisht zonat “Bulevardi “Bajram Curri”, “Zhan Dark”, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri” etj.

Pas verifikimeve në terren për prani të ujit në kabina, ekipet e OSSH rikthyen pas 25 minutave energjinë elektrike për 2 fiderat.

Aktualisht po i japim gradualisht energji zonave të prekura nga masa e sigurisë deri në rikthimin e plotë të energjisë në të gjitha zonat.

 

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll