Bota

Bllokimi i grurit në Ukrainë, 6 portet që mund të shmangin zinë globale të bukës

Gjashtë terminalet janë të rëndësishëm, pasi garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

9 Qershor 2022, 12:32 Nga j.c
Bllokimi i grurit në Ukrainë, 6 portet që mund të shmangin
Foto ilustruese

UKRAINË- Zhblloimi i eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një zi buke botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend. Ato kalojnë nga Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa. Sipas Ansa, gjashtë terminalet janë të rëndësishëm, pasi garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

Bllokimi i këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, nga bombardimet e vazhdueshme ruse por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi janë pothuajse të pazëvendësueshme me rrugët e tjera si linjat hekurudhore apo me transportin rrugorë.

Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së për ‘rrugët e solidaritetit’, që lejoi dërgimin e parë nëpërmjet trenave në Lituani dy javë më parë, më pak se gjysma e fluksit ditor të paraluftës arrin të transportohet aktualisht nga vendi.

Tashmë Ukraina po tenton që të gjejë një mënyrë për të transportuar grurin nga lumenjt që një pjesë e grurit të kalojë përmes Rumanisë. Ndërkohë edhe përmes tranziteve tokësore janë duke u zhvilluar në Poloni, Bullgari dhe Lituani.

Megjithatë, transporti detar mbetet thelbësor. Këtu janë portet kryesore, pa të cilat tonelatat e grurit do të shkojnë dëm dhe bota do të përfundojë në një krizë për bukën e përditshme.

ODESSA- Porti më i madh në vend dhe i dyti në Detin e Zi, me një trafik prej 675 mijë Teu në vitin 2021, vitin e kaluar ka trajtuar mbi 3.5 milionë tonë grurë.

CHORNOMORSK- Në jug të Odessa, është pika kryesore e nisjes së grurit. Ka një kapacitet mbi 110 mijë Teu në vit dhe një trafik vjetor prej 4 milionë tonësh.

YUZHNY- Porti i tretë më i rëndësishëm ukrainas, gjithashtu në distriktin Odessa, ka një nga zonat më të avancuara industriale në vend dhe operon kryesisht me hidrokarbure.

MYKOLAIV- Është selia e kantiereve kryesore të Detit të Zi rreth pesëdhjetë kilometra nga Kherson dhe përfaqëson një port të rëndësishëm për Ukrainën.

BERDYANSK- Në rajonin e Zaporozhzhia, në bregun verior të detit Azov, duhej të përfaqësonte të ardhmen e porteve të Ukrainës me një projekt infrastrukturor të zhvilluar para konfliktit për t’i lejuar a aj të kalonte tranzit 1.5 milion ton drithë në vit.

MARIUPOL- Porti më i madh në Ukrainën jugore, i dëmtuar rëndë nga lufta, ai kishte një kapacitet prej mbi 60,000 Teu në vit me një terminal të dedikuar për drithërat dhe një për qymyrin.

ukraine lufta ukraine-rusi rumani

Sondazh

Poll