Bota

Ku po shkon gruri? Ukraina: Rusët vodhën 500 mijë tonë dhe e dërguan në Afrikë

Sipas inteligjencës amerikane ushtarët rusë kanë dërguar tashmë të paktën 500 mijë tonë grurë me vlerë 100 milionë dollarë nga Ukraina.

9 Qershor 2022, 10:54 Nga DOSJA
Ku po shkon gruri? Ukraina: Rusët vodhën 500 mijë tonë dhe e
Foto ilustruese

UKRAINË- Ukraina akuzoi Rusinë se ka vjedhur grurin dhe po e dërgojnë atë në Afrikë. Ndërkohë Moska mohon që mallrat janë në territoret e tyre. Sipas zyrtarëve ukrainas, kolona të ngarkuara me grurë po vidhen nga Rusia dhe më pas prej andej nisen me anije për në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Sipas TGcom24, javët e fundit Shtetet e Bashkuara, të alarmuara nga inteligjenca amerikane kanë paralajmëruar blerësit që do të marrin gruririn nga Ruset. Por 14 vendet të cilave iu dërgua mesazhi zyrtar nuk kanë shumë zgjedhje pasi janë në krizë ushqimore. Ata nuk do të respektojnë paralajmërimin e Uashingtonit, por do të blejnë grurë me një çmim të mirë nga Putini.

Sipas inteligjencës amerikane ushtarët rusë kanë dërguar tashmë të paktën 500 mijë tonë grurë me vlerë 100 milionë dollarë nga Ukraina. Gjithçka mbërriti në Krime dhe më pas u mor me anije. Ndërkohë diplomacia po punon për hapjen e një korridori ushqimor. Rusia ka kërkuar gjatë një takimi në Turqi që nëse duan të hapin një korridor ushqimor duhet të heqin sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Sondazh

Poll