Bota

Mblidhen sot naftëtarët e Kosovës, do të diskutohet për çmimin e lartë 

Çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar 1.82 euro, teksa paga minimale është 170 euro

9 Qershor 2022, 12:31 Nga d.d
Mblidhen sot naftëtarët e Kosovës, do të diskutohet për
Foto Ilustruese

KOSOVË-Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur rreth mbledhjes së rëndësishme të naftarëve. Naftëtarët do të diskutojnë për rritjen e çmimit të naftës e cila ka shkuar në 1 euro e 82 centë.

Berjani u shpreh se në takimin e sotëm, do të flasin për hapat e mëtejeshëm, pasi takimi i tyre me përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë nuk rezultoi i suksesshëm.Ai madje ka deklaruar se Ministria nuk mund të marrë asnjë vendim pa palët e interesit.

"Sot kemi pasur takimin me përfaqësuesit e ministrisë së tregtisë. Jetojmë në shekullin 21. Nuk merret vendimi pa palët e interesit, pra të jenë të kënaqur të gjithë”, tha Berjani.

Çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar 1.82 euro, teksa paga minimale është 170 euro. Ky çmim pësoi ndryshim ditët e fundit, me arsyen se në tregun ndërkombëtar ka rritje të çmimeve.

 

 

kosove fadil berjani

Sondazh

Poll