Bota

Departamenti i Thesarit në SHBA i ndalon amerikanët të blejnë aksione ruse

Në udhëzimet e reja të lëshuara të hënën nga Departamenti i Thesarit, ka deklaruar se investitorëve amerikanë u ndalohet të blejnë aksione nga kompanitë ruse.

9 Qershor 2022, 11:21 Nga DOSJA
Departamenti i Thesarit në SHBA i ndalon amerikanët të
Departamenti i Thesarit në Uashington

SHBA- Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka miratuar kufizime të reja investimesh që i ndalojnë amerikanët të blejnë aksione dhe obligacione ruse. Ndalimi është hapi i fundit i zyrtarëve amerikanë për të rritur presionin financiar ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sipas CNN, në udhëzimet e reja të lëshuara të hënën nga Departamenti i Thesarit, ka deklaruar se investitorëve amerikanë u ndalohet të blejnë aksione nga kompanitë ruse.

Deri më tani, amerikanët ishin në gjendje të blinin aksione dhe obligacione ruse. Sipas udhëzimeve amerikanëve nuk do tu kërkohet ti shësin aksionet dhe obligacionet të cilat i kanë blerë më parë, ata mund ti mbajnë por nuk mund të blejnë të reja.

Dhe investitorët amerikanë gjithashtu mund të investojnë ende në fondet amerikane që zotërojnë letra me vlerë ruse, për sa kohë që ato prona ruse nuk janë pjesa më e madhe e aseteve të fondit.

Sondazh

Poll