Bota

Çekia kërkon të largohet nga sistemi i investimeve 16+1 i Kinës

Ministri i jashtëm i Çekisë Jan Lipavsky, shprehet se pavarësisht premtimeve të mëdha, Republika Çeke ka parë pak investime të realizuara

9 Qershor 2022, 11:05 Nga d.d
Çekia kërkon të largohet nga sistemi i investimeve 16+1 i
Foto Ilustruese

PRAGË-Republika Çeke po kërkon të largohet nga platforma e investimeve 16+1 e Kinës për Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL). Kjo masë vjen nga Çekia pasi pretendojnë se premtimet e Kinës për investimet ekonomike nuk janë realizuar gjatë pjesëmarjes së tyre në plaformë.

Aljazeera, shkruan se Ministri i jashtëm i Çekisë Jan Lipavsky, shprehet se pavarësisht premtimeve të mëdha, Republika Çeke ka parë pak investime të realizuara.

Iniciativat kryesore të formatit 16+1, diplomacia ekonomike dhe premtimet për investime të mëdha dhe tregti nuk janë përmbushur, as pas një decade. Këto pritje të paplotësuara po na bëjnë të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Lipavsky.

Platforma që nga viti 2012 supozohej të siguronte ndikim politik dhe ekonomik brenda Bashkimit Evropian për Pekinin, mes sugjerimeve se investimet dhe tregtia masive do të pasonin për shtetet postkomuniste të EQL.

Marrëdhëniet e Çekisë me Kinën u 'krisën' dy vite më parë, kur zyrtarët e Pekinit kërcënuan se çekët do të "paguanin një çmim të rëndë" pasi Milos Vystrcil, kreu i Senatit të dhomës së sipërme, drejtoi një delegacion në Tajvan në vitin 2020.

jan lipavsky çeki

Sondazh

Poll