Bota

Turistja shkatërron Shkallët Spanjolle në Romë, 26 mijë dollarë dëme

Në pamjet e filmuara duket një grua e paidentifikuar e cila sipas autoriteteve italiene është një amerikane 28-vjeçare.

9 Qershor 2022, 10:31 Nga j.c
Turistja shkatërron Shkallët Spanjolle në Romë, 26 mijë
Turistja amerikane

ITALI- Një turiste amerikane ka dëmtuar shkallët historike Spanjolle të Romës pasi hodhi një skuter elektrik me forcë. Incidenti, thuhet se ka ndodhur në orën 3:45 të mëngjesit të së premtes. Pamjet u filmuan nga një kalimtar, dhe më pas u bënë menjëherë virale. 

Sipas Daily Mail, turistja ka shkaktuar dëme prej 26 mijë dollarësh. Në pamjet e filmuara duket një grua e cila sipas autoriteteve italiene është një amerikane 28-vjeçare.

Policia italiane ka arrestuar 28-vjeçaren dhe shoqëruesin e saj i cili shihet në video teksa është duke lëvizur edhe ai me skuterin e tij në shkallët historike. Dyshja thuhet se u gjobitën me 430 dollarë nga policia, e cila ka parë pamjet teksa 28-vjeçarja hedh me forcë nga shkallët skuterin e marrë me qira. 

Policët thanë të martën se dëmi i shkaktuar në shkallët e famshme të mermerit do të kushtojë të paktën 26,000 dollarë për t'u riparuar. Autoritetet thanë se skuteri plasi shkallët e 16-të dhe 29-të të monumentit, ndërkohë që copëtoi edhe pjesë të tjera të shkallëve të larta.

Shkallët spanjolle shërbejnë si një nga vendet turistike më të ruajtura në kryeqytetin italian ato i përkasin shekullit 18-të dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s . Në vitin 2018 policia ndaloi qytetarët që të uleshin në shkallë pasi mund ti dëmtonin. Shkallët janë riparuar në vitin 2015-2016 dhe që atëherë zyrtarët kanë ndërmarrë masa të rrepta për turistët që i vizitojnë, ata nuk lejohet të ulen, të hanë apo të pinë në shkallë. 

pema e thate 2 shkallët spanjolle romë

Sondazh

Poll